Mirsevini në Boson Electronics
Cilat janë metodat dhe çmimet e dërgesave?
Ne kemi bashkpunim me posta private për dërgesat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e veriut. Cmimet e dërgesave për Republikën e Kosovës janë 2€ ndërsa për Shqipëri dhe Maqedoni të veriut 5€.
Për sa kohë vjen porosia?
Porositë në territorin e Kosovës mund ti pranoni brena 24 orëve, ndërsa për territorin e Shqipërisë dhe maqedonisë deri ne 4-5 ditë pune nga dita e liferimit të mallit.
A mund ta gjurmoj porosinë?
Po, përmes faqes Gjurmo porosinë ju keni mundësi ta kontrolloni statusin e porosisë suaj si dhe lokacionin momental.
Si mund të porosis?
Për të porositur ne Boson.al ju duhet së pari të zgjedhni produktin që doni ta bleni, pastaj ta shtoni atë në shportë, ti plotësoni informatat e dërgesës ku do t'ju kërkohet të hapni një llogari dhe pastaj mund ta bëni porosinë.
A mund të kthej, anuloj apo të këmbej një produkt?
Produktet qe blihen ne Boson Electronics se pari testohen e pastaj paketohen per dorezim. Ne rast se ju nuk jeni te kenaqur me produktin e porositur per shkak te ndonje defekti ne prodhim te asaj pajisjeje apo defekti te shkaktuar gjate transportit, atehere ju keni mundesi te beni kthimin, nderrimin apo edhe rimbursimin per ate produkt.
Nese ju vendosni qe te rimbursoheni per produktin/produktet e blera, rimbursimi behet vetem me kupon ne vlere te produktit te prositur duke mos perfshire koston e transportit.
Nese ju vendosni per kembim te produktit atehere ju duhet te mbuloni koston e transportit nga ju deri tek depo e Boson Electronics per produktin e kembyer. Nese produkti i kembyer ka vlere me te vogel se nje produkt qe deshironi ta kembeni me te, atehere diferenca e shumes shtohet si total ne faturen e ardhshme. Nese produkti i kembyer ka vlere me te madhe se produkti qe e porositni, diferenca e shumes kthehet ne kupon blerjeje.
Anulimet e porosive mund te behen ne secilin rast pervec kur produkti i porositur ka mberritur dhe eshte hapur nga bleresi.
A duhet të hapi llogari për të bërë porosi?
Po ju duhet të hapni llogari në Boson.al për të pasur mundësi blerjeje.
Keni ende pyetje?
Nëse keni ende pyetje, ju lutem na kontaktoni.