Pyetje te Shpeshta (FAQ)
Gjeni përgjigje për pyetje të zakonshme.
FAQ - të përgjithshme
Cfare eshte Boson Electronics?
Boson Electronics eshte dyqani i specializuar per Arduino, Raspberry Pi, ESP32, sensorë, module elektronike, robotike, STEM dhe automatizim ne Kosove. Ne ofrojme produkte origjinale, mbeshtetje teknike dhe zgjidhje te personalizuara per studente, shkolla, universitete dhe biznese.
A dergoni produkte ne te gjithe Kosoven?
Po, Boson Electronics dergon produkte elektronike ne te gjitha qytetet e Kosoves. Porosite per Arduino, ESP32, Raspberry Pi, sensore, module dhe komponente elektronike dorezohen shpejt permes sherbimeve postare.
A dergoni produkte edhe ne Shqiperi e Maqedoni?
Po, ne dergojme produkte ne Shqiperi dhe vende te tjera sipas kerkeses. Klientet mund te porosisin komponente elektronike, kite robotike dhe pajisje STEM direkt nga Boson Electronics. Koha e dorezimit varet nga produkti dhe sherbimi i transportit.
A jane produktet ne stok?
Shumica e produkteve jane ne stok. Per produktet qe nuk gjenden ne dyqanin tone, mund te bejme porosi speciale dhe t'i sjellim brenda afateve te percaktuara.
A ofroni trajnime per Arduino dhe elektronike?
Po, organizojme trajnime per Arduino, IoT, programim, PCB Design, robotike dhe teknologji STEM per nxenes, studente dhe profesioniste.
A mund te zhvilloni projekte elektronike me porosi?
Po, ne zhvillojme projekte te personalizuara duke perfshire PCB Design, IoT, automatizim industrial, monitorim me sensore dhe prototipe elektronike.
Si mund te paguaj?
Pagesa mund te kryhet me transfer bankar ose pagese cash pas pranimit te porosise.
A leshoni fature me TVSh?
Po, Boson Electronics eshte biznes TVSh-pagues dhe leshon fatura te rregullta me TVSh per persona fizik dhe juridik.
Si mund te kontaktoj Boson Electronics?
Mund te na kontaktoni permes formularit ne faqen tone, emailit, rrjeteve sociale ose numrit te telefonit te publikuar ne faqen zyrtare.
Porosite dhe dergesta
A mund te porosis produkte qe nuk jane ne stok?
Po, Boson Electronics mund te siguroje produkte qe nuk gjenden aktualisht ne stok. Na kontaktoni per disponueshmerine dhe afatin e furnizimit.
A jane produktet origjinale?
Ne ofrojme produkte origjinale dhe produkte te verifikuara nga furnitore te besueshem nderkombetar. Produktet te cilat jane klone e kane te cekur te titulli i produktit. Cilesia dhe funksionaliteti i produkteve jane prioritet per Boson Electronics.
Cfare garancie kane produktet?
Garancia varet nga lloji i produktit. Shumica e pajisjeve elektronike mbulohen nga garancia kunder defekteve te prodhimit sipas kushteve te furnizuesit.
Si ta zgjedh produktin e duhur?
Nese nuk jeni te sigurt cili Arduino, ESP32, sensor apo modul i pershtatet projektit tuaj, ekipi yne mund t'ju ndihmoje me rekomandime teknike.
A ofroni komplete STEM dhe robotike?
Po, ofrojme komplete edukative STEM, kite robotike, Arduino kits dhe pajisje per mesimin e elektronikes dhe programimit ne shkolla dhe qendra trajnimi.
Produktet
Cfare eshte Arduino?
Arduino eshte nje platforme elektronike open-source qe perdoret per mesimin e programimit, robotikes, automatizimit dhe projekteve IoT. Eshte nje nga platformat me te njohura ne bote per edukim dhe prototipizim.
Cili Arduino eshte me i mire per fillestare?
Arduino Uno eshte zgjedhja me e mire per fillestare per shkak te thjeshtesise, dokumentacionit te pasur dhe numrit te madh te projekteve edukative.
Cfare eshte ESP32?
ESP32 eshte nje mikrokontrollues i avancuar me WiFi dhe Bluetooth te integruar. Perdoret gjeresisht ne projekte IoT, Smart Home dhe automatizim industrial.
Cfare eshte ESP8266?
ESP8266 eshte nje mikrokontrollues ekonomik me WiFi te integruar, ideal per projekte IoT dhe komunikim me internetin.
Cili eshte ndryshimi mes Arduino dhe ESP32?
Arduino eshte i pershtatshem per projekte bazike elektronike, ndersa ESP32 ofron WiFi, Bluetooth dhe fuqi me te madhe perpunimi per aplikacione moderne.
Arduino dhe Mikrokontrolleret
Cfare eshte Raspberry Pi?
Raspberry Pi eshte nje mini-kompjuter qe mund te ekzekutoje sisteme operative si Linux dhe perdoret ne automatizim, servere, inteligjence artificiale dhe edukim.
Cili eshte ndryshimi mes Arduino dhe Raspberry Pi?
Arduino eshte mikrokontrollues per kontroll te pajisjeve elektronike, ndersa Raspberry Pi eshte nje kompjuter i plote qe mund te ekzekutoje programe dhe sisteme operative.
Cfare eshte Micro:bit?
Micro eshte nje platforme edukative e krijuar per mesimin e programimit dhe elektronikes ne menyre te thjeshte dhe interaktive.
Cfare eshte nje sensor?
Sensori eshte nje pajisje elektronike qe mat parametra si temperatura, lageshtia, drita, levizja ose presioni dhe i dergon te dhenat ne mikrokontrollues.
Cilet sensore perdoren me Arduino?
Sensoret me te perdorur me Arduino jane sensoret e temperatures, lageshtise, distances, levizjes, gazrave, drites dhe peshes.
Si funksionon sensori i temperatures?
Sensori i temperatures mat temperaturen e ambientit ose te nje objekti dhe e shnderron ate ne te dhena elektronike per monitorim ose kontroll.
Si funksionon sensori ultrasonik?
Sensori ultrasonik mat distancen duke derguar vale zanore dhe duke llogaritur kohen qe duhet per t'u kthyer sinjali.
Si funksionon sensori PIR?
Sensori PIR detekton levizjen duke matur ndryshimet ne rrezatimin infra te kuq te trupave ne levizje.
Sensoret dhe Modulet
Cfare eshte nje relay module?
Relay module eshte nje modul elektronik qe lejon kontrollimin e pajisjeve me tension te larte duke perdorur Arduino, ESP32 ose mikrokontrollues te tjere.
Cfare eshte nje load cell?
Load cell eshte sensor qe mat peshen ose forcen dhe perdoret ne peshore elektronike, sisteme industriale dhe automatizim.
Cfare eshte robotika edukative?
Robotika edukative kombinon programimin, elektroniken dhe mekaniken per t'i ndihmuar nxenesit te mesojne teknologjine permes projekteve praktike.
Ne cfare moshe mund te fillohet robotika?
Robotika mund te fillohet qe ne moshe te hershme me kite edukative te pershtatura sipas nivelit dhe moshes se femijeve.
Cili robot eshte me i pershtatshem per fillestare?
Robotet edukativ me Arduino ose Micro jane zgjedhje ideale per fillestare qe duan te mesojne programim dhe elektronike.
Cfare eshte STEM?
STEM eshte nje qasje edukative qe perfshin Shkencen, Teknologjine, Inxhinierine dhe Matematiken per zhvillimin e aftesive praktike dhe kreative.
Pse robotika eshte e rendesishme per femijet?
Robotika ndihmon femijet te zhvillojne mendimin logjik, zgjidhjen e problemeve, kreativitetin dhe aftesite teknologjike.
Robotike dhe STEM
Cfare eshte Internet of Things (IoT)?
Internet of Things ose IoT eshte koncepti ku pajisjet elektronike lidhen me internetin per te shkembyer dhe analizuar te dhena ne kohe reale.
Si mund te lidhet ESP32 me internet?
ESP32 mund te lidhet me internet permes WiFi dhe te komunikoje me aplikacione, servere ose platforma cloud per monitorim dhe kontroll ne distance.
Cfare eshte Smart Home?
Smart Home eshte nje sistem ku pajisjet e shtepise si ndricimi, ngrohja dhe siguria kontrollohen automatikisht ose nga telefoni.
Cfare eshte automatizimi industrial?
Automatizimi industrial perdor sensore, kontrollues dhe softuer per te monitoruar dhe kontrolluar proceset industriale me efikasitet me te larte.
Cfare projekte IoT mund te ndertohen me ESP32?
Me ESP32 mund te ndertohen stacione moti, sisteme monitorimi, Smart Home, matje energjie, kontroll ne distance dhe shume projekte te tjera IoT.
IoT dhe Automatizimi
A zhvilloni projekte elektronike me porosi?
Po, Boson Electronics ofron zhvillim te projekteve elektronike sipas kerkeses, nga ideja fillestare deri te prototipi funksional.
A dizajnoni PCB te personalizuara?
Po, ne ofrojme sherbime profesionale per dizajnimin e PCB-ve per produkte elektronike, automatizim dhe pajisje IoT.
A ofroni trajnime per Arduino dhe IoT?
Po, organizojme trajnime praktike per Arduino, ESP32, IoT, robotike, PCB Design dhe teknologji STEM.
A mund te ndertoni nje prototip sipas idese sime?
Po, ne mund te zhvillojme prototipe elektronike dhe mekanike bazuar ne kerkesat dhe specifikat e projektit tuaj.
Sherbimet e Boson Electronics


Kontakti
Le të flasim për një projekt të ri!
Copyright © 2021 Boson Electronics L.L.C. | Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Trajnime
Projekte
Dyqani
Politika e privatësisë
Termat dhe kushtet
Ndërto
Social
YouTube
Rreth kompanise
Karriera
Blog
+383/49 34 22 11
info@boson.al
Rruga "Ahmet Prishtina"
Prizren, Kosova
